Futboll

Stop abuzimeve me bilancet! UEFA me rregulla të reja për vlerën e futbollistëve

Gazeta Si – Stop çmimeve të lojtarëve që nuk korrespndojnë me vlerën reale. Organi që drejton futbollin europian po përpiqet të vendosë rregulla të reja për të shmangur abuzimet me bilancet e klubeve.

UEFA po përpiqet të frenojë shkëmbimet e lojtarëve me vlera të rregulluara për të sistemuar bilancet. Me fjalë të thjeshta, do të jetë e pamundur për të parë në të ardhmen shkëmbime të tjera të tipit Pjaniç-Artur, me vlera 72 dhe 60 milionë, sepse do të ketë ndëshkime. Kjo është risia e madhe që do të diskutohet nga Komiteti Ekzekutiv më 28 qershor.

Foto ilustruese. Logo e UEFA-s. Gazeta Si, 21 qershor 2023

Lajmi bëhet i ditur nga e përditshmja franceze ‘L’Equipe’, që saktëson se nuk është ende e qartë metoda që UEFA do të ndjekë për të përcaktuar se cili çmim i korrespondon vlerës së një lojtari të caktuar. Duhet të krijohet një grup pune, që do të saktësojë shumë elementë që kanë të bëjnë me këtë çështje, duke pasur parasysh edhe diferencën mes merkatove të ndryshme në Europë.

Masat e reja duhet të hyjnë në fuqi që në sesionin e merkatos së verës. Pritet të ketë edhe masa të tjera shtrënguese për ‘fair play’-in financiar, që UEFA i ka dashur edhe më parë, por deri tani nuk ishte impenjuar veçanërisht për këtë temë.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë