Kosova

Stoltenberg: Përshkallëzimi duhet të shmanget

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, ka shprehur zhgënjimin e tij për mosarritjen e një marrëveshjeje mes Kosovës dhe Serbisë për çështjen e targave, dhe ka thënë se misioni i aleancës veri-atlantike në Kosovë, KFOR, vazhdon të jetë vigjilent.

“Tani është koha për përgjegjësi dhe zgjidhje pragmatike. Përshkallëzimi duhet të shmanget”, ka thënë Stoltenberg përmes një postimi në Twitter, pas bisedës që ka zhvilluar me kryediplomatin e Bashkimit Evropian, Josep Borell.

Deklarata e tij vjen teksa kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe presidenti serb, Aleksandar Vuçic, nuk kanë arritur marrëveshje për çështjen e targave, në një takim urgjent të thirrur nga Bashkimi Evropian në Bruksel.

Shtetet e Bashkuara kanë kërkuar nga Kosova që të shtyjë zbatimin e vendimit për targat ilegale serbe për 10 muaj.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë