Bota

Stoltenberg për qytetin fantazmë: Bakhmuti mund të bjerë shumë shpejt

Gazeta Si – Evakuim i detyruar për fëmijët nga qyteti nën rrethim. Në rrugët e Bakhmutit kalojnë vetëm tanke. Një grua është goditur jashtë shtëpisë së saj nga bombardimet. Ushtarët ukrainas përpiqen me drone të gjejnë pozicionet e rusëve.

Bakhmuti është një qytet fantazëm, në emergjencë të plotë. Banorët e mbetur strehohen në tunele për të mbijetuar nga sulmet e pambarimta.

Foto ilustruese. Nje tank ne rruget e Bakhmutit. Gazeta Si, 8 mars 2023

“Nuk mund të përjashtojmë mundësinë se Bakhmuti mund të bjerë në ditët e ardhshme. Kjo nuk është domosdoshmërisht një kthesë në luftë, por evidenton faktin se nuk duhet ta nënvlerësojmë Rusinë. Duhet të vazhdojmë ta mbështesim Ukrainën”, – ka thënë sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, në këshillin informal të mbrojtjes në Stokholm.

Borrell ndërkohë ka folur për planin e BE-së për të ndihmuar Ukrainën: “Plani është të furnizojmë me municion Ukrainën. Ky pkan konsiston në tri pjesë që duhen marrë së bashku. Nëse lëvizim bashkë, reduktojmë çmimin dhe kohën. Propozoj që të mobilizojmë nëpërmjet EPF një miliard tjetër”, – ka thënë përfaqësuesi i lartë i politikës së jashtme.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë