Bota

Stoltenberg njofton për blerjen e raketave të reja për NATO-n

NATO ka porositur raketa kundërajrore të llojit Stinger në vlerë prej pothuajse 700 milionë dollarësh në emër të disa shteteve anëtare, tha sekretari i përgjithshëm i aleancës, Jens Stoltenberg.

“Sot, NSPA-ja [Agjencia për prokurim e NATO-s] ka nënshkruar një kontratë të re shumëkombëshe për raketat Stinger, në vlerë prej pothuajse 700 milionë dollarësh”, tha ai gjatë takimit të udhëheqësve të industrisë së mbrojtjes në margjinat e samitit të NATO-s në Uashington.

Kontrata e fundit për këto loje raketash, që prodhohen nga RTX's Raytheon, ishte nënshkruar në maj të vitit 2022, kur ushtria amerikane bleu raketa në vlerë prej 625 milionë dollarësh për të mbushur stoqet, pasi dërgoi armë në Ukrainë.

Këto lloje raketash, që vendosen në krah, kërkohen shumë në Ukrainë, pasi armë të tilla kanë qenë të suksesshme në ndalimin e sulmeve ajrore të Rusisë, shtet që ka nisur pushtimin e Ukrainës më 2022.
Udhëheqësit e aleancës ushtarake të Perëndimit mblidhen sot në Uashington.

Samiti vjetor i NATO-s, që do të zgjasë deri më 11 korrik, përkon me 75-vjetorin e themelimit të saj dhe zhvillohet derisa lufta në Ukrainë vazhdon.


Copyright © Gazeta “Si”


Lajme të lidhura

Më Shumë