Kosova

Stoltenberg i telefonon Kurtit dhe Vuçiç: Jo veprime të njëanshme, KFOR vigjilent!

Shefi i NATO-s, Jens Stoltenberg, ka bërë një telefonatë urgjente mes kryeministrin e Kosovës Albin Kurti dhe presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuçiç. Fokusi i bisedimeve ka qenë situata në very të Kosovës, pas vendimit të serbëve për tërheqjen nga institucionet.

Stoltenberg i ka paralajmëruar të dy udhëheqësit e shteteve që të mos ndërmarrin veprime të njëashme, të cilat mund ta përshkallëzojnë situatën.

“Fola me Vuçic dhe Kurtin për situatën e tensionuar në veri të Kosovës. U kërkova të dyve të përmbahen nga çdo veprim i njëanshëm, që mund të shkaktojë përshkallëzim. Dialogu është e vetmja rrugë përpara”, – shkruan ai në rrjetet sociale.

Qëndrimi i Stoltenberg mbyllet me mesazhet se KFOR-i mbetet vigjilent ndaj këtyre zhvillimeve, duke nënkuptuar edhe ndërhyrjen e trupave të NATO-s.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë