Futboll

Stoli i Italisë, Saki: E shëmtuar nga ana etike, Mançini mund ta thoshte më parë

Gazeta Si – Për çështjen e stolit të Italisë, me largimin e befasishëm të Roberto Mançinit, ka reaguar edhe nje nga emrat më të mëdhenj të futbollit italian, ish-trajneri Arrigo Saki. Ai nuk i kursen kritikat për të gjithë, edhe për Mançinin.

“Nuk e prisja, kuptohet qartë se nuk kishte më të njëjtat ide me Federatën. Por, nëse ishte kjo situatë, ndoshta duhej ta kishte thënë më parë. Mançini kishte bërë një Europian shumë të mirë, më pas gjërat nuk shkuan si duhet. Kjo që ka ndodhur nuk është diçka e mirë nga ana etike”, – ka thënë Saki.

Saki dhe Mançini. Gazeta Si, 17 gusht 2023

Thjesht përplasje idesh me Federatën, apo edhe joshja arabe pas zgjedhjes së Mançinit? “E kam shumë të vështirë të flas, nëse futbolli vazhdon të shohë vetëm paratë, atëherë ky është fundi”, – është shprehur më tej ish-trajneri.

Për stolin e Italisë lakohen emrat e Luçiano Spaletit dhe Antonio Kontes, për të cilët Saki mendon: “Luçiano është i zoti, Antonio po ashtu. Por edhe Mançini kështu është, ndoshta ka paguar entuziazmin e tepruar pas fitimit të Euro 2020. Në Itali fiton një herë dhe mendon se ke mbërritur në majë”.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë