Nga Gazeta ‘SI’ – Në muajin tetor, stoku i kredive të këqija qëndroi në 4.33 përqind, me një ulje të papërfillshme nga norma më e lartë këtë vit, 4.4%, që arriti në shtator.
Sipas Bankës së Shqipërisë, ky tregues nuk është gjithmonë përkthim i saktë i vlerave absolute dhe shpresh është efekt statistikor, si p.sh diferencat nga kursi i këmbimit, apo ecuria e kredisë së re.
Gjatë 2025-s, BSH raporton se ka një zgjerim të stokut të huave të këqija në vlerë nominale, si rezultat i prurjeve të reja.

Ky tregues do të ishte edhe më i lartë nëse nuk do të ishin fshirë 6.3 mld lekë kredi të humbura. Vlera e kredive të fshira në periudhën e fundit ishte sa 17.6% e tepricës së përgjithshme të kredive me probleme në portofolin e bankave, nga rreth 2.7% gjashtëmujorin e kaluar.
Shifrat duket se pasqyrojnë shqetësimin e Bankës qendrore, që ka bërë thirrje për moderim të kreditimit, sidomos në sektorin imobiliar. Për këtë lloj kredie, BSH ka kufizuar financimin, ku maksimumi i huasë do të jetë sa 80% e vlerës së pronës që blihet dhe jo më shumë.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)



