Ekonomi

Stoku i borxhit publik u rrit tremujorin e parë të 2021

Gjatë tremujorit të parë të vitit 2021,sipas të dhënave të Ministrisë së Financave stoku i borxhit publik i Shqipërisë u rrit vrullshëm duke u shtuar me 327 milionë euro. Kjo rritje për një kohë të shkurtër, vlerësohet sa 41% i të gjithë rritjes së borxhit publik gjatë vitit 2020.

Stoku i borxhit publik arriti në vlerën  e 1.26 trilionë lekëve në fund të marsit 2021, nga 1.24 trilionë që ishte në fund të vitit 2020.

Ministria  e Financave tregon se rritja  e borxhit u stimulua nga një kredi 90 milionë euroshe nga Komisioni Europian për lehtësimin e  pasojave që pati pandemia në ekonomi dhe kredia prej 82 milionë eurosh nga IBRD në mbështetje të turizmit.

Një rritje prej rreth 50 milionë eurosh është krijuar nga rivlerësimi i kursit të këmbimit dhe pjesa tjetër prej 18 miliardë  lekësh rreth 150 milionë euro është huaja shtesë që u mor në tregun e brendshëm.

Borxhi publik në raport me PBB-në arriti në 78% në fund të 2020-s, nga 66.2% në fund të 2019-s.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë