Nga Gazeta ‘Si’- Kryeministri Albin Kurti i ka quajtur provokime dhe përpjekje për të cenuar integritetin territorial, stërvitjet e ushtrisë serbe pranë kufirit me Kosovën.
Kreu i qeverisë së Kosovës ka deklaruar se institucionet e sigurisë janë të përgatitura dhe se kufiri është i mbrojtur në bashkëpunim me partnerët ndërkombëtarë
“Ky është një provokim i Serbisë, i cili natyrisht që dëshiron ta cenojë integritetin territorial dhe sovranitetin shtetëror të Republikës sonë. Bëhet fjalë për njësi të cilat e kanë trajnuar kryekriminelin dhe kryeterroristin Milan Radoiçiç, në bazat e stërvitjes për vrasjen e policit të Kosovës, heroit Afrim Bunjaku. Por në të njëjtën kohë tregon edhe pafuqinë e tyre.
Sepse në Kosovë më nuk ka struktura ilegale të cilat mund ta cenojnë stabilitetin institucional, integritetin territorial, sovranitetin shtetëror, paqen dhe sigurinë për të gjithë.
Dhe nga kjo pafuqi e tyre që të bëjnë diçka brenda Kosovës kanë shkuar aty rrotull kufirit edhe përpiqen që të demonstrojnë forcën”, tha ai në një deklaratë për media.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje