Gazeta Si – Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të organizuar, kërkoi për ish-zëvendës ministrin, Klodjan Rrjepaj dhe për Ilir Rrapajn, nga 10 vite burg për aferën e “Sterilizimit”, të konvertuar në 6 vite e 8 muaj heqje lirie, duke përfituar nga ulja e 1/3 të dënimit.
Për Marsela Serjanajn, u kërkuan 3 vite dhe 6 muaj burgim, por për shkak të gjykimit të shkurtuar, të konvertohet në 2 vite e 4 muaj heqje lirie.
Për Sajmir Kadiun 3 vite dhe 6 muaj, të konvertuar në 2 vite e 4 muaj burgim.
SPAK kërkoi që Petref Mersini të dënohet me 3 vite e 6 muaj burgim, të konvertuar në 2 vite e 4 muaj, por kjo gjë u pezullua. Si përfundim, për Mersinin kërkohen 4 vite shërbim prove.
Për mjekun Arben Gjata u kërkua 1 vit 4 muaj burgim, por dhe për të më pas u procedua me kërkesën për të dhënë 3 vite shërbim prove.
Së fundmi, për Genc Byrazerin dhe Naile Ajazin, u kërkuan 2 vite shërbim prove për secilin. Në këtë çështje është përfshirë dhe ish-ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqaj, për të cilin, më 28 maj, Gjykata Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, vendosi që ai të gjykohet veçmas me procedurë të zakonshme.
Beqaj nuk ka pranuar gjykim të shkurtuar dhe ka kërkuar ballafaqim të çdo prove të paraqitur nga SPAK. Muaj më parë të pandehurve Beqaj, Rrjepaj dhe Rrapaj iu shtua edhe akuza për grup kriminal në bashkëpunim.
Ish-ministri Beqaj, por dhe të pandehurit e tjerë akuzohen për disa vepra penale, si korrupsion, shkelje të barazisë në tendera, mashtrim, mos deklarim dhe fshehje të pasurisë.
Kosotja e sterilizimit të seteve kirurgjikale ishte planifikuar në koncesion që të mos e kalonte shifrën e 100 milionë eurove, por deri më tani vlera ka kapur shifrën e 15.3 miliardë lekëve, plot dyfishi i asaj që ishte planifikuar.
Në pretencën e dhënë, SPAK kërkon edhe konfiskimin e kompanisë “Sani Service” në pronësi të Ilir Rrapajt, e cila fitoi koncesionin.
Dënimet për personat e akuzuar:
1-Ish-zv ministri i Shëndetësisë, Klodian Rrjepaj– 10 vite burg, (me gjykim të shkurtuar zbret në 8 vite e 8 muaj).
2- Biznesmeni Ilir Rrapaj- 10 vite burg (me gjykim të shkurtuar zbret në 6 vite e 8 muaj).
3- Marsela Serjani- 3.7 vite burg (me gjykim të shkurtuar zbret në 2.4 vite).
4- Arben Gjata- 2 vite burg, konvertohet në shërbim prove
5-Saimir Kadriu- 3.6 vite burg
6-Petraq Mersini- 3.6 vite burg
7-Genc Byrazeri- 2 vite burg, konvertohet në shërbim prove
8- Naile Ajazi- 2 vite burg, konvertohet në shërbim prove
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.