Drejtësia

‘Sterilizimi’, caktohet gjyqtari që do gjykojë procesin kundër ish-ministrit Ilir Beqaj

Gazeta Si – Gjykata e Posaçme ka shortuar çështjen ndaj ish-ministrit të Shëndetësisë, Ilir Beqaj dhe të bashkëpandehurve të akuzuar për aferën e “Sterilizimit”.

Shorti ka përzgjedhur gjyqtarin Bib Ndreca si kryesues të procesit, ndërsa në ditët në vijim do të caktohet data e seancës së parë.

Në këtë gjykim ish-ministri do të përballet me akuzën e “vjedhjes duke shpërdoruar detyrën” dhe “grup i strukturuar kriminal”.

Për të njëjtat akuza, SPAK do të kërkojë të bindë gjykatën edhe për ish-zëvendësin e Beqajt tek Shëndetësisa, Klodian Rrjepaj dhe biznesmenin Ilir Rrapaj, një nga përfituesit e kontratës koncesionare 100 milionë euroshe të “Sterilizimit”.

Gjashtë të pandehurit e tjerë të çështjes do të gjykohen për veprat penale të “shpërdorimit të detyrës” dhe “falsifikimit të dokumenteve”,


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë