Të mëdhenjtë e njohin dhe vlerësojnë madhështinë e njëri-tjetrit. Michael Jordan dhe Diego Maradona nuk e fshihnin admirimin e përbashkët. Sot e njëjta gjë vlen për Stephen Curry-n dhe Lionel Messi-n. Pas humbjes që Golden State Warriors pësoi ndaj Toronto Raptors, ylli i NBA pranoi për korespondentin e “Mundo Deportivo”-s, respektin për futbollistin argjentinas që aktualisht luan në “Major League Soccer” në rradhët e Inter Miami.
“Messi? Të mëdhenjtë e motivojnë njëri-tjetrin në mënyra të ndryshme. Nuk mund të gjej një element specifik që mund të aplikohet nga futbolli në basketboll. Por karriera e gjatë, krijimtaria dhe impakti i tij në sport dhe në Botë, po” – tha Curry pas ndeshjes në “Chase Center”. Nuk është sekret që Warriors nuk po kalojnë formën më të mire dhe këtë e konfirmon pozicioni në “Western Conference”, ku aktualisht janë jashtë zonës “Playoff”. Megjithatë askush nuk mund të dyshojë në impaktin e Stephen Curry-t në fushë.
Njohja mes Curry-t dhe Messi-t nuk është e re. Në vitin 2015 kur Curry fitoi titullin e parë në NBA dhe cmimin “MVP”, numri “10” i Argjentinës festonte trofeun e katërt në “Champions League” te Barcelona. Gjatë të njëjtit vit, Messi falenderoi publikisht Curry-n kur mori një bluzë me numrin “30” dhe autografin e kampionit amerikan. Një xhest që u pas si një celebrim i 30 milionë ndjekësve në atë moment në profilin e Messi-t në Instagram.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.