Lojëra me Dore

Steph Curry dhe “Shaq’s OGs” fituan “All-Star Game 2025”

‘Chef’ Curry “gatoi”12 pikë në “Championship Game” dhe në fund fitoi “All-Star Game MVP” në të parin sezon me formatin që përfshiu 4 skuadra në “2025 NBA All-Star Weekend”. Leader-i i Golden State Warriors udhëhoqi skuadrën “Shaq’s Original Gangstas” në fitoren 41-25 ndaj “Chuck’s Global Stars” në “Chase Center” në San Francisco. Heroi lokal shënoi një nga koshat e zakonshëm nga mesi i fushës në terrenin familjar duke inspiruar një skuadër Legjendash veterane në mungesë të të dëmtuarit LeBron James.

Steph Curry

Në të dytin edicion që shpallet “NBA All-Star MVP”, Curry shënoi 20 pikë, mori 10 ribaund, rrëmbeu 3 topa e shërbeu 2 asist. Ai është tani lojtari i 15 që shpallet më shumë se një herë më i miri në fundjavën e Yjeve. Francezi Victor Wembanyama bëri përpjekjet maksimale për një ndeshje dinjitoze në të parën “NBA All-Star Game” si pjesë e “Global Stars”, duke shënuar 11 pikë. Por ishte idhulli vendas në “Bay Area” që kishte fjalën e fundit. Sezoni i rregullt në NBA më 19 Shkurt me sfidën Los Angeles Lakers vs. Utah Jazz.

Më të mirët e fundjavës në San Francisco

2025 NBA All-Star Game:
½ finalja e parë
Chuck’s Global Stars 41-32 Kenny’s Young Stars
½ finalja e dytë
Shaq’s OGs 42-35 Candace’s Rising Stars
Ndeshja e titullit
Shaq OG’s 41-25 Chuck’s Global Stars

Celebrity Game
Team Bonds 66-55 Team Rice

Mac McClung

Rising Stars Challenge
½ finalja e parë
Team Chris 40-34 Team Tim
½ finalja e dytë
Team G League 40-39 Team Mitch
Ndeshja e titullit
Team Chris 25-14 Team G League

Skills Challenge
Team Cavs (Donovan Mitchell, Evan Mobley)

Three Point Contest
Tyler Herro (Miami Heat, 24)

Slam Dunk Contest
Mac McClung 100 (50+50)


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë