Gazeta Si – Stefano Pioli dhe Milani vazhdojnë së bashku, me një kontratë të re me rritje page. Humbja me Torinon nuk i ka prishur planet e klubit kuqezi, që edhe në një ditë delikate ka thirrur në zyrë trajnerin për firmën për akordin e ri.
Ishte një formalitet në fakt, sepse akordi ishte arritur më parë, por sot ka marrë formë zyrtare. Pioli e ka marrë drejtimin e Milanit në vjeshtë të 2019-ës dhe sezonin e fundit arriti të fitonte titullin kampion. Për atë sukses tekniku emilian ka një meritë të veçantë.

Paga e trajnerit me akordin e ri kalon nga 3 milionë në 3.5 milionë në sezon. Në komunikatën zyrtare të klubit kuqezi, mes të tjerash shkruhet:
“Milani është i lumtur të njoftojë rinovimin e kontratës me trajnerin Stefano Pioli deri më 30 qershor 2025. Pas një rrugëtimi virtuoz, që kulmoi me fitimin e titullit në sezonin 2021/2022, Milani dhe Stefano vazhdojnë së bashku një projekt ambicioz, që pasqyron vlerat dhe historinë e klubit”.
Vetë trajneri Pioli foli pastaj për kanalet zyrtare të Milanit në rrjetet sociale: “Të firmosësh rinovimin është gjithmonë emocionuese. Falënderoj klubin për këtë mundësi dhe kontratën e re. Jam më i motivuar dhe i karikuar për të bërë më të mirën”, – tha ai”.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




