Nga Gazeta Si- Ndërkohë që po mbahet seanca e radhës në Kuvend, dy protesta janë mbajtur jashtë Kuvendit.
Një prej tyre organizohet nga Bashkimi i Sindikatave te Pavarura te Shqipërisë, dhe tjetra nga minatorët. Të dyja organizimet kanë të njëjtat kërkesa, miratimin e statusit të minatorit dhe pensione dinjitoze, kërkesa që i kanë bërë edhe në protestat e mëparshme.
“BSPSH kërkon statusin për minatorët! Pensione dinjitoze, jo pensione elektorale”, shkruhen në pankarta e mbajtur nga të moshuarit para Kuvendit.
10 deputetë të PD kanë dorëzuar më herët në Kuvend projektligjin “Për statusin e minatorit”, që ka për qëllim të garantojë mbrojtje të veçantë sociale dhe përmirësimin e kushteve të punës për këtë grup profesional.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.