Futboll

Statistikat e Superiores/ Partizani, ekipi që gjuan më shumë drejt portës

Gazeta Si – Në një analizë statistikore të bërë nga sektori përkatës në FSHF, duke iu referuar paraqitjes së 10 skuadrave të Superiores deri tani, rezulton se Partizani është ekipi që gjuan më shumë drejt portës kundërshtare.

Partizani dhe Dinamo, sipas kësaj analize, janë dy skuadrat që befasojnë me numrat dhe që pozicioni i tyre në renditje nuk u përgjigjet këtyre shifrave. Partizani bën mesatarisht 11.66 gjuajtje për ndeshje dhe 34.5 prej tyre përfundojnë në kuadrat. Pavarësisht këtyre treguesve, të kuqtë janë larg kreut të renditjes me pikë.

Tabela e gjuajtjeve drejt portes per 10 skuadrat e Superiores. Gazeta Si, 27 prill 2022

Habia më e madhe është më Dinamon, që ka një numër të lartë gjuajtjesh për ndeshje, por ka sulmin më të keq dhe skuadra po bie nga kategoria. Kjo ndodh, sepse vetëm 26% e gjuajtjeve të Dinamos shkojnë në kuadrat. E kundërta e Dinamos është Kukësi, që bën më pak gjuajtje, por është më efikas.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë