Mesfushori belg Kevin De Bruyne njoftoi nënpërmjet një letre se do të largohet nga Manchester City në fund të këtij sezoni pas pothuajse një dekade në klub. Të mbrosh në ishull është gjithnjë e vështirë por prej ditës që Kevin De Bruyne u bashkua me Manchester City-n në 2015, për mbrojtësit e Premier League u bë pothuajse e pamundur. Ndaj duket se ata kanë reaguar të çliruar kur lexuan letrën e lamtumirës së belgut ndaj Man City-t. Njeriu që ka dhënë më shumë asist në dekadën e fundit dhe është i 2, vetëm pas Giggs në FAPL.

“Çdo histori ka një fund por ky ka qënë absolutisht kapitulli më i bukur. Futboll më solli tek të gjithë ju dhe në këtë qytet. Duke ndjekur ëndërrën time pa e ditur se kjo periudhë do të ndryshonte jetën time. Ky qytet, ky klub. Këta njerëz më dhanë gjithçka. Nuk kisha zgjedhje tjetër, veç se t’ju ktheja gjithçka. Dhe e dini çfarë – ne i fituam të gjitha. Nuk është e lehtë ta shkruaj këtë pasi ne futbollistët e dimë se një herë kjo ditë do të vijë. Kjo ditë është këtu dhe ju meritoni ta mësoni nga unë i pari” – shkruajti ndër të tjera de Bruyne.

Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.