Kombetarja

Starton sot Liga e Kombeve, Reja fikson ekipin anti-Islandë

Gazeta Si – Rrugëtimi i Shqipërisë në Ligën e Kombeve nis sot në Islandë. Është një mundësi e mirë për të shkuar në Europian dhe objektivi është vendi i parë në Grupin 2 në Ligën B.

Përjashtimi i Rusisë konsiderohet nga të gjithë një shans i artë. Kuqezinjtë përballen me Islandën në transfertë. Ndeshja e parë ka rëndësi të madhe dhe sot në mbrëmje objektivi minimal është barazimi.

Trajneri Edi Reja do të ketë disa mungesa me peshë. Kedi Bare dhe sulmuesit Armando Broja e Myrto Uzuni nuk janë të gatshëm për shkak dëmtimi. Megjithatë, italianit nuk i mungojnë alternativat dhe ai e ka të qartë se cilët do të zbresin në fushë nga minuta e parë.

Seferi pritet të luajë titullar sot në Islandë. Gazeta Si, 6 qershor 2022

Në portë luan kapiteni Etrit Berisha. Përpara tij në Islandë do të jetë treshja e konsoliduar tashmë e mbrojtjes, e përbërë nga Kumbulla, Gjimshiti dhe Ismajli.

Balliu dhe Hysaj do të jenë në krahë, me detyra mbrojtëse dhe sulmuese. Në qendër të mesfushë pritet të aktivizohen Gjasula, Abrashi dhe Çekiçi. Trajneri Reja duket se i beson eksperiencës.

Dilema e vetme e trajnerit Reja ka të bëjë me partnerin e Cikalleshit në sulm. Mundësitë më të mëdha i ka Seferi, ndërsa Vrioni, por edhe Bajrami janë gati.

Broja do të jetë gati për ndeshjen tjetër me Izraelin, ndërsa për Uzunin ende nuk është e qartë kur mund të luajë.

Formacioni i mundshëm i Shqipërisë në Islandë
Berisha
Ismajli Kumbulla Gjimshiti
Balliu Abrashi Gjasula Çekiçi Hysaj
Cikalleshi Seferi


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë