Futboll

Starton ‘Final4’: Vllaznia – Dinamo për Finalen

Thonë se oreksi vjen duke ngrënë dhe Dinamo City është gati ta vërtetojë këtë. Pas fitores ndaj Egnatia-s në Kupëm e Shqipërisë (me 11 metërsha), blutë e Ilir Dajës duan dhe kampionatin. Për ta arritur duhet të fitojnë edhe dy ndeshje, duke filluar nga sot. Objektiv që ata e ndajnë fillimisht me Vllazninë, skuadër që luan për të dytin sezon rradhazi në këtë fazë të kampionatit.

Kuqeblutë nuk kanë humbur ende në “Final4” por një vit më parë në të njëjtin stadium u eleminuan pas barazimit 0-0 për shkak të avantazhit të fushës që kishte Egnatia. Këtë herë ndaj Dinamo City-t, ky avantazh i takon Vllaznisë që e mbylli sezonin e rregullt në vendin e 2, një më sipër rivalëve në ½ finale. Kryeqytetasit vijnë me moralin e lartë pas suksesit në Kupë, që i ktheu ata pas më shumë se një dekadë te një trofe.

Vec të tjerëve mbrëmjen e sotme do të zbresin në fushë edhe 3 nga 5 shënuesit më të mirë të sezonit të rregullt. Duke filluar me Bekim Balajn që udhëheq Vllazninë me 17 gola (5 me 11m) dhe e zhbllokoi rezultatin në 7 raste. Përballë tij do të jenë kryeqytetasit Itodo dhe Zabërgja që kanë shënuar 12 gola respkektivisht, të gjithë nga aksioni dhe Zabërgja e ka zhbllokuar rezultatin në 10 raste.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë