Ngjarje

Startojnë lojërat Olimpike, Shqipëria përfaqësohet me tetë sportistë, flamuri kuqezi u mbajt nga notarja 16-vjeçare

Lojërat Olimpike të 33-ta në historinë moderne kanë marrë jetë. Mbi lumin Sena parakaluan skuadrat olimpike të shtetesve pjesëmarrëse, teksa në fillim ishte edhe ekipi i Shqipërisë i përfaqësuar me gjashtë sportistë, nga tetë që do marrin pjesë.

Në varkën udhëtuese ishin edhe anëtarët e KOKSH dhe trajnerët e sportistëve, ndërsa flamuri kuqezi u mbajt lart nga notarja Kaltra Meça dhe mundësi kampion bote, Zelimkhan Abakarov. Për herë të parë në histori ceremonia hapëse e Lojërave Olimpike nuk u zhvillua në një stadium, por në rrugët e qytetit.

Pjesëmarrës në Olimpiadë janë në total 11,475 sportistë, të ndarë në 5,842 meshkuj dhe 5,633 femra, duke çuar efektivisht në barazinë gjinore për herë të parë. Duke parë kombet me më shumë sportistë, në vend të parë është SHBA me 591 sportistë, ndjekur nga Franca me 571, Gjermania me 468, Australia 460, Japonia me 447, Kina me 404 e Italia me 402 sportistë.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë