Gazeta Si – Sesioni i parë i 2023-shit ishte mjaft emocionues. Në Sakhir ishte holandezi i Red Bull-it që regjistroi kohën më të mirë, më pas shoku i tij i skuadrës dhe pastaj dy makinat Ferrari dhe surpriza Alonso.
Jump aboard @Max33Verstappen's RB19 for the first @pirellisport Pole Position of 2023!#BahrainGP #F1 @redbullracing pic.twitter.com/EjZ7f5mCjZ
— Formula 1 (@F1) March 4, 2023
Duhej të ishte Red Bull-i kundër Ferrarit dhe kështu doli. Kualifikueset e para të vitit në Bahrein kanë konfirmuar sfidën mes dy rivalëve, me një Maks Vershtapen të papërmbajtshëm. Kampioni në fuqi arriti ‘pole position’-in e parë, duke dalë para shokut të skuadrës, Serxhio Perez.
Por nuk mungoi argëtimi, sepse Ferrari luftoi fort dhe ne garën e parë sezonale niset nga rreshti i dytë me Sharl Leklerk dhe Karlos Sainz. Kohën e 5-të më të mirë e arriti Aston Martin i Fernando Alonsos, autor i një shpërthimi të vërtetë, pasi la pas dy Mercedesët e Xhorxh Rasëll dhe Ljuis Hemilton.
A tantalising starting grid for Sunday's race! 🤤#BahrainGP #F1 pic.twitter.com/n6jTlfReUK
— Formula 1 (@F1) March 4, 2023
Mbyllin 10-shen e parë Lens Stroll, Esteban Okon dhe Niko Hulkenberg. Tani kurioziteti është të kuptohen vlerat në pistë, në kushte gare. Ferrari duhet të tregojë se vërtet mund ta rivalizojë Red Bull-in në këtë Botëror.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)



