Futboll

Start bindës i Juventusit, Ylber Ramadani debuton me fitore në Serinë A

Gazeta Si – Juventusi e ka nisur në mënyrën më të mirë kampionatin, duke mundur thellë, 0-3, Udinezen në transfertë. Skuadra e Alegrit e pati më të lehtë nga sa mund ta mendonte këtë sfidë, ku praktikisht e siguroi trepikëshin që në pjesën e parë.

Kieza shënoi pas vetëm 2 minutash, Vlahoviç dyfishoi më pas me penallti dhe në fundin e pjesës së parë Rabiot realizoi edhe golin e tretë për Juventusin. Është një kampionat ndryshe ky për torinezët, të cilët janë të përjashtuar nga kupat e Europës dhe gjithë vëmendjen e kanë te Seria A.

Kieza dhe Vlahovic festojne nje nga golat ndaj Udinezes. Gazeta Si, 20 gusht 2023

Ylber Ramadani sot ka debutuar sot në Serinë A. Mesfushori i Kombëtares, i cili kaloi te Leçe këtë verë, e nisi titullar ndeshjen me Lacion. Skuadra e tij bëri një përmbysje të bukur në fund nga 0-1 në 2-1 dhe ish-lojtari i Partizanit ka shijuar suksesin e parë italian. Ramadani qëndroi 90 minuta në fushë dhe bëri një paraqitje mjaft të mirë

Golit të Imobiles Leçe iu përgjigj në fund me 2 gola për 2 minuta. Almkvist dhe Di Françesko shënuan për Leçen, duke i dhënë një goditje të fortë Lacios, që ndoshta e mendoi ndeshjen të fituar para kohe. Elseid Hysaj nuk luajti asnjë minutë në këtë ndeshje.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë