Kosova

Stano: Presim qasje europiane nga Kosova dhe Serbia

Zëdhënësi i Bashkimit Evropian Peter Stano, ka thënë të hënën se blloku evropian pret qasje evropiane nga kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe presidenti serb, Aleksadanar Vuçiç, në rrugën drejt marrëveshjes finale.

I pyetur për pritshmëritë nga ky takim, Stano ka thënë se nuk mund të parashikohet diçka e tillë.

“Gjithçka varet nga gatishmëria e kryeministrit Kurti dhe presidentit Vuçiç që të pajtohen për rrugën përpara”.

Ai ka theksuar se BE-ja është vetëm ndërmjetësuese në dialog dhe se përparimi varet nga gatishmëria e palëve.

“Pritshmëritë e BE-së nga liderët e të dyja shteteve, shefat negociatorë, përfaqësuesit, është qasja europiane që u mundëson atyre të gjejnë forcën, kurajën, gatishmërinë për kompromis europian, në të mirë të popujve të tyre dhe në interes të perspektivës evropiane për Kosovën dhe Serbinë”.

Stano ka thënë se e ardhmja europiane e Kosovës dhe Serbisë varet nga përparimi që bëhet në dialog.

“Përparimi arrihet përmes kompromiseve, angazhimit konstruktiv dhe të kuptuarit se kjo është mënyra e vetme për të përmbushur synimet e tyre strategjike”.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë