Një grup kriminal me rrezikshmëri të lartë shoqërore, është goditur në qytetin e Shkodrës. Në kuadër të operacionit të koduar “Lotaj”, është vënë në pranga një person dhe dy të tjerë janë shpallur në kërkim, me akuzën e prodhimit të shitjeve të lëndëve narkotike.
Në pranga ka rënë shtetasi F.G., 24 vjeç, banues në Grudë e Re, Shkodër, si dhe u shpallën në kërkim shtetasit A. G. dhe K. B., të dyshuar për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” dhe “Kultivimi i bimëve narkotike” kryer në bashkëpunim.
Gjatë operacionit rezultoi se në një sipërfaqe të pyllëzuar në fshatin Lotaj, këta shtetas po ushtronin veprimtari kriminale në fushën e kultivimit të kanabisit. Në brendësi të zonës së pyllëzuar, u konstatua edhe një stan, të cilin këta shtetas e kishin përshtatur për të fjetur, ku u gjet dhe një sasi lënde narkotike e dyshuar marijuanë.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




