Ekonomi

Standard & Poor’s ul me 5% parashikimin për ekonominë kineze

Shqetësimet për përhapjen e koronavirusit në botë vazhdojnë duke u rritur dita-ditës duke marrë parasysh edhe ndikimin që mund të ketë në ekonomi.

Standard &Poor’s zbret me l 5% vlerësimet e PBB-së së Kinës për 2020

5% më pak është vlerësimi për ekonominë kineze në 2020 nga Standart & Poor’s, krahasimisht me 5,7% projeksionin e mëparshëm. Arsyeja mbetet epidemia aktuale.

“Pjesa më e madhe e impaktit të koronavirusit do të regjistrohet në tremujorin e parë dhe rimëkëmbja e Kinës do të përcaktohet më shumë nga tremujori i tretë i vitit, “shkroi Shaun Roache, kryekonomisti i S&P’s Apac, në një raport. Agjensia e vlerësimit gjithashtu sheh një tërheqje në 2021, deri në 6.4%

Kina ul me 15% rafinimin e naftës

Rafineritë kineze kanë shkurtuar me 15% sasinë e naftës që transformojnë në karburant ndërsa vendi i është përkushtuar luftës kundër koronavirusit.

Sipas burimeve, në harku e një jave, impaintet shtetërore dhe private kanë shkurtuar të paktën dy milionë fuçi në ditë sasinë e naftës së papërpunuar e trajtuar. Një shkurtim që mund të vijojë në varësi të fakteve rreth epidemisë.

I pari italian me koronavirus një djalë nga Luzzara. “E pamundur të ketë infektuar të tjerë”

Konfirmoj lajmin se italiani i parë i prekur nga koronavirus është një djalë nga Luzzara. Kam dëgjuar të atin që për fat të mirë më dha lajme optimiste:djali është mirë dhe asimptomatik”. Shkruan në Facebook, Andrea Costa, kryebashkiaku Luzzara.

“Edhe pse nuk mund të përjashtohet gjithçka,e konsideroj si shumë të pamundur që italiani, i cili ka rezultuar pozitiv ndaj koronavirusit mund të ketë transmetuar infeksionin ndonjë italiani tjetër prej atyre 55 që kanë rihyrë në Itali prej Wuhan të Kinës si ai. Gjithçka është nën kontroll”. E konfirmon për Ansan drejtori i departamentit të Sëmundjeve infektive të Institutit të lartë mjekësor (Iss), Gianni Rezza.

Farnesina konfirmon mbylljen e fluturimeve

“Duke ritheksuar lidhjen e thellë të miqësisë mes Italisë dhe Kinës, të treguar tashmë përmes aktiviteteve të ndryshme nga qeveria italiane në mbështetje të vendit aziatik në një moment delikat, saktësohet se lajmi i agjencisë kineze për rinisjen e fluturimeve mes Italisë dhe Kinës nuk ka burim të besueshëm”. Citojnë burime nga Farnesina.

Fluturimet mes Italisë dhe Kinës do të mbeten të mbyllura

Fluturimet mes Italisë dhe Kinës do të mbeten të mbyllura siç ishte parashikuar nga urdhri i Ministrit të Shëndetësisë, Roberto Speranza, më 31 janar 2020 e do të vijohet të punohet për të implementuar masat që janë aktivizuar javët e fundit. E ka konfirmuar task force për koronavirusin.

Burberry mbyll 24 dyqane

Burberry mbyll 24 dyqane prej 64 të tillë që grupi britanik zotëron në Kinë. Arsyeja është për shkak të koronavirusit. Dyqanet e mbetur funksionalë hapen me orare të reduktuara.

“Gjithë kjo po ndikon shitjet thelbësisht si në Kinë, ashtu edhe në Hong Kong”.

Burberry ka nënvizuar që po merr masa për të minimizuar efektet “por përfitimi për vitin aktual do të jetë i kufizuar për shkak të afërsisë me fundin e vitit fiskal që përfundon në mars. “Ne gjithashtu synojmë – shtoi grupi – të vazhdojmë me nismat tona të rritjes në përgatitje për një rikuperim të kërkesës për luks. Ne mbetemi të sigurt në strategjinë tonë për të ribërë markën tone të shkëlqejë. Ne do të vazhdojmë të përqëndrohemi në mode dhe marketing, për të frymëzuar botën dhe të angazhojmë klientët tanë globalisht “.

Toyota nuk do të prodhojë në Kinë deri më 16 shkurt

Shtëpia automobilistike japoneze Toyota ka deklaruar sot (të premten) një tjetër shtyrje me një javë të nisjes së prodhimit në fabrikat e saj në Kinë që për shkak të koronavirusit nuk do të nisin prodhimin deri më 16 shkurt.

“Kemi vendosur të mbajmë mbyllur fabrikat e Toyotas në Kinë deri më 16 shkurt”, ka thënë një zëdhënës i grupit.

Banka Popullore e Kinës: “Epidemia nuk do të ndikojë në afatgjatë ekonominë”

Kina po merr në konsideratë kundër masa për të amortizuar efektet e shkaktuara nga epidemia e koronavirusit që do ti shkaktojë ekonomisë dëme të ëprkohshme. E ka thënë Pan Gongsheng, zëvendës guvernatori i Bankës Popullore kineze: “Epdemia e koronavirus – specifikoi ai – do të jetë e përkohshme dhe nuk do të ndikojë përmirësimin e ekonomisë kineze në afatgjatë”.
Analistët mbështesin se ekonomia kineze do tëngadalësohet me 5% këtë vit pikërisht si rezultat i shpërthimit të koronavirusit, që do të ketë më shumë efekt në tremujorin e parë. Në vazhdim rritja e PBB-së së vendit do të duhet ta marrë veten fort.

Qeveria kineze, ndërkohë, i ka kërkuar bankave të ofrojnë hua me norma nën1,6% sipërmarrjeve që ofrojnë të mira dhe shërbime për të mbajtur nën kontroll epideminë.
Xi -Trumpi, jemi besimplotë për kontrollin që kemi ndaj epidemisë

Presidenti kinez e Xi Jinping ka patur një bashkëbisedim telefonik me presidentin e SHBA-ve Donald Trump, “me kërkesë” të ëktij të fundit, kanë nënvizuar mediet e Pekinit,bisedë e përqendruar mbi emergjencën e koronavirusit të Wuhan. Televizioni shtetëror ka cituar se Xi ka theksuar që Kina është “besimplotë dhe ka kapacitetin për të kaluar epideminë e koronavirusit” dhe të shpjerë ekonominë drejt një trendi pozitiv në afatgjatë.”

Xi I ka kërkuar SHBA-ve të “të ëprgjigjen në mënyrë të përgjegjshme” ndaj emergjencës së epidemisë së koronavirusit të shpërthyer në Wuhan. Sipas medieve zyrtare kineze, liderët kanë folur për vijimësinë e marrëveshjes tregtare të firmosur në Washington më 15 janar, duke u zotuar që të mbajnë të hapur kanalet e komunikimit dhe bashkëpunimit.

636 të vdekur, 31.161 të prekur, hetim për vdekjen e doktorit që zbuloi koronavirusin

Numri i të vdekurve për shkak të koronavirusit sipas Komisionit Mjekësor Kombëtar Kinez ka mbërritur në 636. Ka kaluar edhe shifra e 30.000 rasteve positive me koronavirus në Kinë. Aktualisht janë 31.161 të prekuri. Provinca më e prekur mbetet ajo e Hubei, që ka regjistruar 69 viktima të reja në harkun e 24 orëve. Prej të prekurve, 4.800 janë në kushte të rënda.

Kina ka deklaruar se ka nisur një hetim për vdekjen e mjekut i cili qe i pari që deklaroi rënien e koronavirusit në Wuhan./ilsole24ore/


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë