Që kur është inauguruar gjatë sezonit të kaluar, stadiumi i Tottenham, një nga më avangardët në botë është në kërkim të një emri. Zgjidhja mund të jetë fare pranë dhe ka të bëjë me gjigandin e shitjeve online: Amazon. Janë disa opsione që po merren në shqyrtim nga Spurs për të ashtuquajturën “të drejtën e emrit”, por lidhja mes Amazon e skuadrës së Londrës shkon përtej bashkëpunimit, ku përfshihet realizimi i një dokumentari për të rrëfyer prapaskenat e sezonit. Kërkesa e presidentit Levy është 250 milionë sterlina, për 10 vite.

Stadiumi i Tottenham është një impianti i ri dhe ndodhet në një nga zonat më të populluara në Londër. Me një kapacitet prej 62 mijë vendesh, ai u inaugurua prillin e vitit të kaluar dhe kushtoi rreth 1 miliard dollarë, ndër stadiumet më të shtrenjtë të të gjitha kohërave. Stadiumi nisi rikonstruksionin në vitin 2016 dhe përfundoi në vitin 2019.
Ky stadium nuk përdoret vetëm për ndeshjet e futbollit evropian, por aty zhvillohen edhe sfida të futbollit amerikan dhe ndeshje boksi. Është konceptuar për të siguruar edhe përfshirjen e publikut, ku distanca më e largët e fushës nga tribunat është 7.9 m. Fusha futbollit përdoret vetëm për klubin, ndërkohë që fusha e futbollit amerikan përdoret për koncerte dhe ngjarje të tjera brenda vendit.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




