Futboll

Stadiumi i ri i Milanos gati në 2024

"Me të ardhurat nga stadium mund të blihet një skuadër e tërë”. Me këtë frazë të rëndësishme, gjatë intervistës për Corriere della Sera, presidenti i Milan Paolo Scaroni është kthyer të nënvizojë rëndësinë strategjike për të patur në kohë të arsyeshme një impiant të ri, San Siro të ri në dispozicion të kuqezinjve e të Inter. Një çështje tashmë, mes hapjeve e mbylljeve, që zvarritet prej kohësh por që për Scaronin ka marrë drejtimin e duhur: “Besoj se jemi në rrugën e duhur. Komuna na ka bërë një propozim që nuk na pëlqen shumë sepse ka reduktuar kërkesat tona për ndërtim, por që pranuam sepse pritet të zgjidhë pjesën politike të çështjes”.

“Sot jam optimist, më duket se Komuna ka përqafuar projektin për të patur një stadium të ri edhe pala tjetër e sheh në favor”. Projekti duket se është ai i fillimit, por duket se nuk bëhet fjalë më vetëm për aludime: “Stadiumi do të jetë gati për 2024. Do të ketë një fazë në të cilën stadiumi i ri do të kompletohet e San Siro ende në këmbë: do të vendosë kryebashkiaku ku të kryejë ceremoninë (e Olimpiadës Dimërore), më duket e çuditshme të mos përdoret impianti i ri. Pastaj do të nisë ri funksionalizimi i San Siros, që do të kushtojë 74 milionë euro e do të lejojë të shpëtojmë pjesë të stadiumit të vjetër në një park për sportin”.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë