Gazeta Si – Interesim i jashtëzakonshëm për derbin Milan-Inter, i vlefshëm për Superkupën e Italisë, që luhet më 18 janar. Stadiumi i Riadit duhet të mbushet në masën 90% për shkak të nevojave organizative, por mund të kapë kapacitetin maksimal. Ndeshja do të transmetohet në 165 vende të botës.
Edhe më pak se 30 orë nga finalja e Superkupës së Italisë, por mozaiku ka nisur të formohet. ‘King Fahd International Stadium’ i Riadit është i ezauruar, sipas njoftimit të organizatorëve. Stadiumi duhet të mbushet deri në 90% për çështje logjistike. Nga Italia do të jenë në këtë stadium rreth 300 tifozë, të cilët kanë pasur mundësinë të gjejnë biletë.

Për gati dy orë sytë e një pjese të mirë të botës do të fokusohen në Riad, pasi ndeshja do të transmetohet në 165 vende nga 35 broadcast të jashtëm. Do të ketë një sasi rekord telekamerash për një ndeshje të futbollit italian jashtë territorit të tij, më shumë se 30. Atyre u shtohet edhe një dron.
Para syve të shumë legjendave, si Françesko Toti, Marko Materaci, Kristian Vieri, Çiro Ferrara, Franko Barezi, Daniele Masaro, Valter Zenga, Fabio Galante, Ivan Ramiro Kordoba, Demetrio Albertini etj., do të aplikohet për herë të parë zyrtarisht pozicioni jashtë lojë gjysmëautomatik.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




