Futboll

Stadiumi i Copenaghen kthehet në shkollë për 200 nxënës

Pandemia e Covid-19 ka ndryshuar zakonet e të gjithë botës, edhe në futboll. Në Danimarkë po provojnë të rinisin dhe klubet e futbollit janë ndër më aktivet për të gjetur zgjidhje të normalitetit të ri. Nëse Aarhus kërkon ti çojë tifozët në stadium me Zoom, Copenaghen ka nisur një iniciativë unike, duke shndërruar tribunat e stadiumit Telia Parken, në banka shkolle në ambient të hapur. Për shtatë javët e ardhshme nxënësit e shkollës Øster Farimagsgades do të studiojnë në stadium.

“Jemi të lumtur që mund të ndihmojmë shkollat e Copenaghen dhe bashkinë për të zgjidhur një sfidë të vështirë dhe në të njëjtën kohë mezi presim të shohim shumë fëmijë të lumtur këtu. Kemi përgjegjësinë të gjejmë zgjidhje kreative në një moment kaq të vështire” ka komentuar Lars Bo Jeppesen, drejtori i shoqërisë që administron stadiumin e Copenaghen.

Dita e parë e shkollës ka nisur me klasat e katërta dhe të pesta elementare, me nxënësit që kanë kënduar në kor himnin kombëtar, përpara se të futeshin në tribunën VIP dhe të shijonin leksionin e parë me një pamje panoramike të fushës së gjelbër.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë