Gazeta Si – Stadiumi ‘Air Albania’ mund të presë finalen e Kupës së Greqisë mes AEK-ut dhe PAOK-ut. Është një hipotezë për momentin, por interesant është fakti se FSHF e ka dhënë miratimin dhe disponibilitetin.
Ndeshja në fjalë duhej të zhvillohej sot, por policia nuk e ka marrë përsipër për shkak të trazirave të mundshme mes tifozëve. Në një situatë të tillë, drejtuesit e Federatës Greke të Futbollit po mendojnë që finalja të luhet në një vend tjetër dhe aktualisht janë 4 hipoteza.

Qipro ishte mendimi i parë i drejtuesve grekë, por këta të fundit morën menjëherë përgjigje negative nga pala qipriote. Serbia dhe Rumania janë dy pistat e tjera, përveç Shqipërisë, por për momentin nuk ka një vendim nga federata greke. Finalja është parashikuar të luhet më 24 maj dhe ndoshta në ‘Air Albania’.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




