Futboll

Stadiumet gjermane do të ndryshojnë emrin gjatë Europianit 2024

Gazeta Si – Impiantet do të administrohen nga UEFA dhe nuk mund të mbajnë emrin e tyre, që është i lidhur me atë të sponsorit.

Stadiumet në Gjermani do të ndryshojnë emër gjatë Europianit 2024, që zhvillohet nga data 14 qershor deri më 14 korrik të vitit të ardhshëm. Shtypi gjerman shkruan se stadiumet me emër sponsori, gjatë kohës që do të administrohen nga UEFA gjatë turneut, duhet të kenë një emër të ri.

‘Signal Iduna Park’. Gazeta Si, 24 mars 2023

Kështu, ‘Allianz Arena’, shtëpia e Bajernit, do të bëhet ‘Munich Arena’, kurse ‘Signal Iduna Park’, tempulli i Borusia Dortmund, do të bëhet ‘BVB Stadion Dortmund’.

E njëjta gjë do të ndodhë edhe me 7 nga 8 qytetet që do të presin eventin. ‘Deutsche Bank Park’ i Eintrahtit të Frankurtit, gjatë Euro 2024 do të kthehet në ‘Frankfurt Arena’, kurse ‘Red Bull Arena’ e Lajpcigut, do të bëhet ‘Leipzig Stadium’. E kështu me radhë.

Do të mbajë emrin origjinal ‘Olympiastadion’, stadiumi historik i Berlinit, ku do të luhet edhe finalja e Europianit.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë