Futboll

Stadium tё ri edhe nё Fier, Duka takohet me Kokëdhimёn dhe Subashin

Pas Elbasanit, Shkodrёs dhe Tiranёs, do tё jetё Fieri qyteti i radhёs qё do tё ketё fati e tё pasurit njё stadium tё ri dhe modern. Lajmi qё ka qarkulluar prej disa kohёsh nga disa zёra tё ndryshёm tё politikёs ka marrё shtysёn e parё kёtё tё hёnё. Ishte vetё kreu i FSHF-sё, Armando Duka i cili ka udhёtuar drejt qytetit jugor pёr t’u takuar me kryebashkiakun e Fierit, Armando Subashi dhe presidentin e Apolonisё, Koço Kokёdhimёn. Nga disa foto tё shpërndara nga Kryetari i Bashkisë së Fierit, Armando Subashi, shfaqen tё tre personalitet kanё vizituar ambientet e stadiumit “Loni Papuçiu”.

“Me presidentin e FSHF-së biseduam dhe u dakortësuam për fillimin e punës nga projektimi, pastaj financimi e ndërtimi i stadiumit të ri të futbollit. Falënderim për presidentin Duka, që në emër të federatës mori përsipër 35% të financimit”.- tha Subashi.

Stadiumi aktual ёshtё i papёrshtatshёm pёr projektin e ri pёr t’u rikonstruktuar, siç ёshtё bёrё mё herёt nё Elbasan dhe Shkodёr dhe pritet tё shёmbet totalisht. Por dilemë ende mbetet se nё çfarë zone do tё ndёrtohet ky stadium i ri pёr Fierin, pasi mё herёt ёshtё diskutuar edhe mbi njё ide se ai mund tё ngrihet nё njё nga zonat periferike tё qytetit dhe stadiumi aktual dhe fushat tё mbeten vetëm si qendra stёrvitore dhe rekreative.

Gjithsesi pёr tё parё gurin e parё tё themelit nё stadiumit tё Fierit, pasi nё fillimisht FSHF bashkё me qeverinё  dhe Bashkinё Tiranё do duhet tё pёrfundojnё “Arenën Kombëtare”, afatet pёr cilën duket se do tё shtyhen pёr nё vjeshtё. Gjithashtu duke marrё parasysh faktin se jemi nё prag fushate edhe njё premtim pёr stadiumin duhet parё me rezerva.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë