Brian Fung- Tanimë ka një formë të re të monedhave virtuale që po fiton terren mes fanëve të parasë virtuale.
Ndryshe nga bitcoin, që ka parë të humb shpesh terren prej vlerës më të lartë 19,000 $ vitin e kaluar në vlerën aktuale 6,200$, kjo klasë emergjente e monedhave virtuale ka për synim të stabilizojë çmimin – një dollar i vetëm amerikan në çdo kohë.
Një monedhë virtuale, çmimi i së cilës nuk luhatet kurrë, tingëllon e pakuptimtë, veçanërisht për tregtarët e nivelit të parë të cilët dëshirojnë të përfitojnë shumë nga vlerësimi i monedhave virtuale. Por shumë syresh në këtë industri thonë se rritja e “stablecoins” ka qenë instrumentale për investitorët aktivë – dhe mund të përfaqësojë një hap të rëndësishëm për të ardhmen e parave.
Bitcoin u përshëndet në fillim si një formë e parasë digjitale që mund të përdorej për të blerë të mira dhe shërbime në botën reale. Por në praktikë, luhatjet e vlerave të monedhave virtuale e komplikun situatën. Në një shembull të hershëm prej 2010, një programues ofroi të paguante për dy pizza 10,000 bitcoin. Në atë kohë, ajo shumë ishte 30$. Me çmimin e sotshëm, ajo mund të vlejë 62 mln $.
“Unë nuk e di nëse cmimi i monedhave virtuale do të ulet apo do të rritet, por është e sigurt që nuk do të mbetet ajo që është sot,” tha Josh Fraser, bashkëthemelues i start-up-it të monedhës virtuale Origin Protocol. “Kjo paraqet problemin[për] si për blerësin, ashtu edhe për shitësin . .si pjesë e transaksionit.”
Kjo është arsyeja sepse shumë në këtë industri e shohin tashmë stablecoins si një mundësi të madhe që mund të përmbushë më shumë premtimin origjinal të bitcoin si një medium shkëmbimi.
Në mujat e kaluar, duzina me projekte të stablecoin janë publikuar ose paralajmëruar. Me emra si TrueUSD, Paxos, Havven dhe Dai, këto prerje të reja të monedhave gëzojnë një kapacitet në treg prej më shumë se 2.3 mld $, sipas CoinMarketCap, i cili vlerëson çmimet e qindra monedhave virtuale.
Në shtator, Gemini – agjencia e shkëmbimeve e mbështetur prej sipërmarrësve Cameron dhe Tyler Winklevoss – publikoi Gemini Dollar; më herët këtë muaj, kompania e pagesave Circle tha se monedha U.S. Dollar do të bëhej e vlefshme në Coinbase, një prej agjencive amerikane të shkëmibimit më e spikatur.
“Stablecoins sjellin disa potenciale të hershme të monedhave vituale,” tha Balaji Srinivasan, shefi teknologjik i Coinbase, “dhe ato bëjnë të mundur pagesa që janë shumë të vogla, shumë të shpejta, shumë të gjera, shumë ndërkombëtare, shumë transparente dhe shumë automatike.”
Duke i dhënë dollarit amerikan veti digjitale reflekton stadin e ardhshëm të evolucionit për para, shprehen mbështetësit, sepse merr atributet më të mira të një monedhe rezervë – seriozitetin dhe universalitetin – dhe kombinon këto veti me aftësi të reja teknologjike të një monedhe virtuale. Jo vetëm që kryen më shpejtë transaksione të cilat nuk implikojnë bankat, ose sistemin automatik të agjencisë Clearing House, por mund gjithashtu të lejojë një formë të re aplikacioni financiar dhe shërbimesh që nuk varen tek marrëdhëniet me bankat për të funksionuar. E gjithë marrëdhënia e re ekonomike mund të ngrihet në formën e kontratave digjitale ekonomike që detyrojnë veten. Megjithëse bitcoin ofroi të njëjtin premtim, thonë ekspertët, mbeti mbrapa për shkak të sfidave tëknologjike, duke nxitur sipërmarrësit për të parë qasje të reja.
Disa prej stablecoins më të njohura operojnë mbi një ide të thjeshtë: blerësit paguajnë një dollar për të marrë një kupon (token) digjital. Më pas, dollari mbahet rezervë. Nëse më vonë një blerës vendos të ketë para, mund të riblejë përmes kuponëve virtualë dollarët një më një. Blerësit mund të shkëmbejnë gjithashtu dollarët e marrë mbrapsht përmes kuponave me monedha të tjera virtuale, si bitcoin ose ethereum, me norma të ndryshme shkëmbimi. Projekte të tjera të stablecoin kërkojnë të përdorin algoritme për të kontrolluar furnizimin me para dhe fshirjen e monedhave në mënyrë që çmimi i tregtimit të mbetet përherë tek 1 dollarshi.
Idea e një monedhe virtuale që është identike me dollarin nuk është e re. Në 2014, një kompani e quajtur Tether publikoi një monedhë me një propozim unik: Për çdo Tether në qarkullim, do të kishte një dollar amerikan si përgjigjje.
Tether përmbushi një nevojë të rëndësishme në komunitetin e investitorëve, thonë ekspertët. Në një kohë kur tregu i monedhave virtuale pësonte luhatje, stablecoin Tether lejonte investitorët për të kërkuar mbrojtje relative për dollarin, pa realizuar në tërësi hapësirën e kriptomonedhës, gjë që mund të çonte në pagesa dhe vonesa të kushtueshme. (Kompania nuk iu përgjigj kërkesave për një intervistë) Tether qe shumë e njohur: Në fundgusht, kapitali i tregut të saj arriti në 2.8 mld dollarë .
Por jo gjithmonë ndodh kështu: Në javët e kaluara, Tether u godit nga një krizë masive besimi. Në disa shkëmbime, Tether nisi të tregtohej me më pak se një dollar, gjë që nuk mendohet të ndodhë për një monedhë, qëllimi i vetëm i së cilës është të stabilizojë tregun. Ndërsa arsyet e luhatjes mbeten ende të paqarta, investitorët kanë marrë pjesë në shit-blerje, dhe Bitfinex – një shkëmbyes i madh që ndan të njëjtin menaxhim si Tether – mori qindra milion të monedhave Tether jashtë qarkullimit. Në një muaj, Tether humbi më shumë se 1 mld $ në tregun e vet.
Pjesë e arsyes sepse në këtë treg po ka kaos është një dyshim i gjatë në kohë mes disa skeptikëve të Tether se kompania ka mungesë likuiditeti në dollarë për të riparuar njerëzit kur ata duan ti kthejnë në masë kuponat virtualë (token) të Tether. Një shqetësim i tillë se ekzistojnë më shumë tokena të Tether në qarkullim se sa realisht duhet të jenë, dhe se Tether është tregtuar për monedha të tjera virtuale, ndoshta çmimi i këtyre monedhave mund të jetë mbivlerësuar, duke rezultuar të krijojë pasiguri në tregun e gjerë. Tether nuk ka patur sukses për të mposhtur këto frikëra; kompania ka këmbëngulur për të ndaluar hapjen e librave të saj për një audit profesional, pavarësisht se pretendon se situata është e zgjidhshme.
Megjithëse Tether mbetet ende monedha stablecoin më dominante, duket se kaosi i saj po ndihmon rivalët, sipas analizave të të publikuara nga CoinDesk.
Paqartësia dhe skepticizmi rreth Tether ka nxitur shumë sipërmarrës të tjerë të ndërtojnë monedha konkurruese të tjera të mbështetura tek dollari që kanë “më shumë transparencë” se sa Tether, tha Fraser.
Kritikët e stablecoins thonë se ato nuk mund të funksionojnë, sepse injorojnë atë se çfarë ekonomistët kanë mësuar në qindra vite.
Preston Byrne, një sipërmarrës e monedhave virtuale, i ka quajtur stablecoins një “ide magjike-teknologjike,” veçanërisht duke iu referuar projekteve që mbështeten në algoritme për të kontrolluar furnizimin me para. Duke diktuar çmimin e monedhës dhe duke pritur që tregu të bindet, më shumë se të olejojë tregun të vendosë një çmim për monedhën virtuale, është mbrapa, tha.
Për një kompani për të grumbulluar miliarda dollarë me mundësinë që do të duhet të paguajë të gjithë për një herësh, e bën një model biznesi të shtrenjtë që nuk shkallëzohet, shkroi Barry Eichengreen, një profesor i ekonomiksit në Universitetin e Kalifornisë.
Mbajtja e vetëm një pjese të rezervave të nevojshme nuk është zgjidhje, shtoi ai, sepse mund të çojë në katastrofë në rast të një luhatje në valutë.
“E gjithë kjo do të jetë e njohur për këdo që ka hasur edhe një studim të vetëm mbi sulmet spekulative në kurset e këmbimit, ose për këdo që ka pirë një kafe me një punonjës të një banke qendrore të tregjeve në zhvillim”, shkroi ai.
Megjithatë, disa nga lojtarët më të mëdhenj të industrisë së Stablecoins insistojnë që së shpejti do të shohim jo vetëm stblecoins të mbështetura në dollarë amerikanë, por edhe të tjerë në euro, jen, paundin britanik dhe shumë të tjerë.
“Unë nuk mendoj se në pesë vjet njerëzit do t’i quajnë ato të qëndrueshme,” tha Jeremy Allaire, shefi ekzekutiv i Circle. “Do të jenë vetëm para në internet”.
*Burimi: The Washingtone Post
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




