Nga Gazeta ‘SI’ – Kursi i këmbimit euro-lek ka “ngrirë” në nivelin e 99 lekëve.
Sipas kursit zyrtar nga Banka e Shqipërisë, sot, 20 shkurt, 1 euro këmbehet me 99.08 lekë, njësoj sa edhe 4 ditët parardhëse.
Një rënie e lehtë raportohet për kursin e dollari që këmbehet me 94.88 lekë. Valutat e tjera, nga paundi britanik jeni japonez dhe franga zvicerane janë forcuar kundrejt monedhës shqiptare.

Euro preku vlerën e 100 lekëve për herë të parë pas 5 muajsh, në fund të janarit, për të rënë përsëri në kufijtë e 99 lekëve. Prej më shumë se 2 javësh, kursi euro-lek po shfaq qëndrueshmëri, por nuk dihet nëse ka pasur një ndërhyrje të Bankës qendrore, apo veprime në llogaritë e qeverisë.
Pak javë më parë, Fondi Monetar Ndërkombëtar sugjeroi që të minimizohen ndërhyrjet e BSH-së në treg, përvec se në raste kritike dhe theksoi se një rikthim i kursit të euros sic ishte në vitin 2022, do të ishte fatal për ekonominë.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.