Pothuajse një dekadë nga e famshmja “Battle of the Bridge”, Chelsea dhe Tottenham Hotspur kthehen në “Stamford Bridge” mbrëmjen e sotme në Premier League. Dy skuadra që pothuajse 4 muaj më parë prodhuan 7 gola në fitoren që Chelsea arriti në Londrën veriore. Blutë provojnë të evitojnë të 3 sezon rradhazi jashtë “Top5” në Premier League kanë një avantazh të lehtë në luftën për një vend në Champions League (sezonin 25/26) ndërsa do të luajnë edhe përballë Legia Warsaw në Conferencë League gjatë këtij muaji.

Londinezët perëndimorë pëlqejnë të luajnë në “Stamford Bridge” ku kanë fituar 4 të fundit në Premier League duke ruajtur portën e paprekur ndaj Southampton (4-0) dhe Leicester (1-0) – vetëm një herë në 5 sezonet e fundit Chelsea ka fituar 3 ndeshje në shtëpi pa pësuar gol. E bëri këtë në Prill-Maj 2024 përfshi edhe fitoren 2-0 ndaj Spurs. Chelsea ka fituar 36 ndeshje dhe shënuar 120 gola ndaj Tottenham në kampionat. Në fakt vetëm 3 skuadra kanë bërë më mirë ndaj një rivali se sa Chelsea ndaj Spurs (Arsenal vs. Everton, Manchester United vs. Everton, Liverpool vs. Newcastle –124 gola secila).

Nga ana tjetër, Europa League duket e vetmja mundësi lavdie për skuadrën e Ange Postecoglou që ka vënë në dyshim të ardhmen në stolin e Tottenham, sidomos pas humbjes së papranueshme ndaj Fulham. Ndërsa rrezikon të bëhet i pari trainer i Spurs që humbet 4 ndeshjet e para ndaj “Blues”. Asnjë skuadër nuk ka marrë më pak pikë se sa Tottenham në derbit e Londrës në Premier League këtë sezon (10, aq sa Brentford). Pesë humbje në 9 ndeshje (3F, 1B). Vetëm në sezonet 1987-88, 1989-90, 2003-04 (6) dhe 2004-05 (7) Spurs pësuan më shumë humbje në këto sfida.

Tottenham kërkon fitoren e parë në “Stamford Bridge” pas 3-1 në Prill 2018 por transferta e sotme vjen pas 8 humbjesh në 14 ndeshje ndaj skuadrave të para. Vetëm Leicester (10) dhe Southampton (12) kanë humbur më shumë. Formacionet e mundshme në vazhdim:
Chelsea: Sanchez; James, Fofana, Colwill, Cucurella; Caicedo, Fernandez; Neto, Palmer, Madueke; Jackson
Tottenham: Vicario; Porro, Romero, Van de Ven, Spence; Bergvall, Bentancur, Maddison; Odobert, Solanke, Son
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.