Motosport

Sprint në Katar, Piastri niset i pari, Russell dhe Norris pas tij

Nga Gazeta Si – Oscar Piastri do të niset i pari në “Sprint-in” e së shtunës, krah për krah me George Russell.

Australiani siguroi një “pole position” vendimtar për “Sprint-in” e Katarit, duke mposhtur George Russell dhe shokun e tij të skuadrës te McLaren, Lando Norris.

Piastri vendosi ritmin kur kishte më shumë rëndësi në sesionin e 3 të së premtes, duke qëndruar në krye pas dy xhirove të shpejta, me kohën 1’ 20”055, vetëm 0.032 sekonda përpara Russell (Mercedes).

Norris, që 24 pikë më shumë se Piastri dhe Max Verstappen, mund të sigurojë titullin e parë në Formula 1 këtë fundjavë.

Ai mbeti pas 2 të dhjetat pas gabimit në kthesën e fundit.

Fernando Alonso mori një vend të 4 mbresëlënës për Aston Martin, ndërsa Yuki Tsunoda u kualifikua përpara shokut të tij të skuadrës te Red Bull.

Verstappen pati probleme me stabilitetin e makinës dhe përfundoi në vendin e gjashtë.

Top-10 u plotësua nga Kimi Antonelli (Mercedes), Carlos Sainz (Williams), Charles Leclerc (Ferrari) dhe Williams i Alex Albon.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë