Organizata jofitimprurëse “Cancer Research UK” dhe Shërbimi Shëndetësor Kombëtar në Londër po përgatiten të studiojnë nëse një sprej goje me bazë kanabisi mund të trajtojë tumoret e trurit dhe të ndihmojë pacientët të jetojnë më gjatë.
Mjekët do t’u japin pacientëve me një tumor të trurit të quajtur glioblastoma, ilaçin, i cili njihet si Sativex, të kombinuar me një ilaç kimioterapie temozolomide në përpjekje për të vrarë qelizat kanceroze.
Glioblastoma është një formë agresive dhe e vështirë për t’u trajtuar e tumorit të trurit që pothuajse gjithmonë kthehet, pavarësisht se mjekët përdorin kirurgji, radioterapi dhe kimioterapi për ta trajtuar atë. Të diagnostikuarit jetojnë për 12 deri në 18 muaj ndërsa ata me glioblastoma të përsëritura jetojnë vetëm 10 muaj.
Sativex është dhënë tashmë për pacientët me sklerozë të shumëfishtë, gjendja e të cilëve nuk është përmirësuar pavarësisht trajtimit. Është një nga tre ilaçet me bazë kanabisi aktualisht në përdoret në Shërbimin Shëndetësor Kombëtar në Londër.
“Ne mendojmë se Sativex mund të vrasë qelizat e tumorit të glioblastomës dhe se mund të jetë efektiv kur jepet me kimioterapi temozolomide, kështu që mund të rrisë efektet e trajtimit me kimioterapi në ndalimin e rritjes së këtyre tumoreve, duke i lejuar pacientët të jetojnë më gjatë,” tha Susan Short, një profesoreshë e onkologjisë klinike dhe neuro-onkologjisë në Universitetin Leeds.
Organizata do të rekrutojë 232 pacientë në fillim të vitit të ardhshëm nga të paktën 15 spitale, përfshirë qendrat e specializuara të kancerit, në të gjithë Mbretërinë e Bashkuar. Dy të tretat do të marrin Sativex dhe temozolomide ndërsa pjesa tjetër do të marrë një placebo, medikament që nuk ka asnjë efekt në trup
Sativex përmban sasi të barabarta të dy kanabinoidëve: substancën psikoaktive Delta-9-tetrahydrocannabinol (THC) dhe kanabidiol (CBD), të cilat mund të ndihmojnë në zvogëlimin e dhimbjes, inflamacionit dhe ankthit pa nxitur ndonjë efekt psikoaktiv.
“Shpresojmë se ky studim mund të hapë rrugën për një jetë të re të shumëpritur që mund t’i ndihmojë pacientëve me glioblastoma më gjatë,” tha David Jenkinson, një nga autorët e studimit.
Studimi i ri po koordinohet nga njësia e provave klinike të organizatës “Cancer Research UK” dhe universitetin të Birmingham.
“Është jetike që të kryhen studime si kjo, duke hetuar rolin e kanabisit ose kimikatet në të për të trajtuar kancerin,” tha Pam Kearns, drejtor i njësisë së kontrollit të pacienteve në fondacion./The Guardian/
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)



