Futboll

Sportistët iranianë i shkruajnë FIFA-s: Na përjashtoni nga Katar 2022

Gazeta Si – Një grup futbollistësh dhe sportistësh të tjerë iranianë i kanë bërë një kërkesë FIFA-s, me anë të së cilës kërkojnë përjashtimin e kombëtares së tyre nga Katar 2022. Arsyeja ka të bëjë me shkeljen e të drejtave të njeriut dhe diskriminimi i femrave.

Sipas BBC, në kërkesën e këtyre futbollistëve dhe personaliteteve të tjera të lidhur me sportin iranian, shkruhet: “Neutraliteti i FIFA-s nuk është një opsion. Brutaliteti i Iranit ndaj popullit të tij ka arritur një pikë kritike, ndaj dhe kërkon një qëndrim të prerë nga bota e futbollit dhe sportit.

Lojtaret e Iranit, duke festuar nje gol. Gazeta Si, 21 tetor 2022

Femrave u ndalohet të hyjnë në stadium dhe janë përjashtuar sistematikisht nga ekosistemi futbollistik i Iranit. Ky fakt është në kontrast të plotë me vlerat dhe statutet e FIFA-s. Nëse femrat ndalohen të hyjnë në stadium dhe Federata iraniane thjesht ndjek linjën e qeverisë, kjo nuk mund të shihet si një organizatë e pavarur dhe e lirë nga çdo formë influence.

Këshilli i FIFA-s mund dhe duhet ta pezullojë menjëherë Iranin. FIFA nuk duhet të lejojë pjesëmarrjen e një vendi që po i persekton femrat e tij, sportistët dhe fëmijët vetëm për faktin se po ushtrojnë të drejtat e tyre njerëzore më elementare”.

Pas këtij lajmi, siç ka ndodhur edhe pak kohë më parë, rrjetet sociale janë mbushur me debatin për ripeshkimin e Italisë në Botëror.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë