Politike

Spiropali ‘urdhëron’ Nikollën për deputetët e ‘Rithemelimit’: Nxirri jashtë, ne kalojmë direkt në votim

Replikat e kryetares së Kuvendit, Lindita Nikolla ndaj Flamur Nokës dhe Gazment Bardhit që kishin bllokuar podiumin e Kuvendit nisur nga refuzimi më herët i saj për të rifutur Sali Berishën në grup parlamentar, solli reagimin e Ministres së Shtetit për Parlamentin, Elisa Spiropali.

Kjo e fundit po ‘urdhëronte’ Nikollën ose të përjashtonte dy deputetët ose të mbyllte seancën.

Nikolla fillimisht pranoi sugjerimin e parë duke përjashtuar dy deputetët Noka dhe Bardhi me argumentin se ata po e kërcënonin.

Për kërkesën e dytë, Nikolla kërkoi pesë minuta pushim.    

 “Nxirri, nxirri të gjithë jashtë, shtoni numrin e protestuesve jashtë sepse jeni shumë pak jashtë, kërkoj me dashamirësi për të vijuar seancën nëse nuk doni të vijoni në seancë mund ta mbyllin këtë seancë dhe të kalojmë direkt në votim”, sugjeroi Spiropali.


Copyright © Gazeta “Si”


Lajme të lidhura

Më Shumë