Politike

Spiropali njofton deputetët e PS: Garda me plan të ri masash për protestën e PD

Nga Gazeta ‘Si’ – Partia Socialiste ka zhvilluar sot mbledhjen e grupit parlamentar, teksa objektiv i diskutimeve kanë qenë temat e rendit të ditës së seancës së ardhshme.

Gjatë mbledhjes nuk është përmendur fare protesta e cila është thirrur nga opozita të mbahet pasditen e kësaj të hëne.

Mësohet se në mbledhje është diskutuar për situatën e fundit të ndodhur në Kuvend me opozitën.

Kryetarja e kuvendit, Elisa Spiropali ka informuar deputetët në mbledhje se Garda është duke hartuar një plan të ri masash për të menaxhuar më mirë situatën në parlament për të evituar skenat e seancës së fundit parlamentare.

Për socialistët mbetet i njëjti udhëzim si ai para nisjes së aksionit të deputetëve demokrat në parlament, që të vijojnë punën e tyre të pashqetësuar, pavarësisht aksionit të opozitës dhe akteve ekstreme të tyre.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë