Kryetarja e Kuvendit, Elisa Spiropali, foli për rezultatin e votimit elektronik në Vorë, ku tha se rezultati duhej të kishte dalë që mbrëmë, teksa shtoi se “nisi si një votim elektronik, por nuk përfundoi i tillë”.
“Këtu në Vorë rezultati duhet të kishte dalë që mbrëmë, ky është qëndrimi jonë. Ne besuam votimin elektronik për Vorën dhe njësinë 10, për ta dhënë rezultatin në kohë reale. Është procesi teknik i përcjelljes së rezultatit, i takon KQZ të shpallë rezultatin në atë që ishte një votim elektronik por që nuk përfundoi i tillë”, tha Spiropali.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




