Politike

Spiropali në krye të Kuvendit / Rama largon Ballën nga Ministria e Brendshme, ikën edhe Peleshi me Meten. Emrat e rinj në qeveri dhe ndryshimet në Grup e Kuvend

Në fund të fjalës së tij të gjatë, kryeministri Edi Rama, njoftoi me një fjali të vetme dhe krejt papritur ndryshime në qeveri.

Ajo që ra në sy ishte spostimi i Taulant Ballës që e con nga ministria e Brendshme tek një ministri pa portofol tek ministria e Shtetit për Parlamentin në vend të Elisa Spiropalit.

Kjo e fundit është propozuar për kryetare e Kuvendit.      

Ndryshimet e qeverisë dhe parlamentit

Kryetar Kuvendi

Ikën Lindita Nikolla

Vjen Elisa Spiropali

Ministria e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin

Ikën Elisa Spiropali

Vjen Taulant Balla

Ministria e Brendshme

Ikën Taulant Balla

Vjen Ervin Hoxha (Ish-kreu i IKMT)

Ervin Hoxha

Ministria e Mbrojtjes

Ikën Niko Peleshi

Vjen Pirro Vëngu (Ish-drejtor i Autoritetit Portual të Durrësit)

Pirro Vengu

Ministria e Financave

Ikën Ervin Mete

Vjen Petrit Malaj (Ish-drejtori i AKBN)

Petrit Malaj

Nënkryetar Kuvendi

Ikën Ermonela Felaj

Vjen Bledi Çuçi

Kreu i grupit të PS

Ikën Bledi Çuçi

Vjen Niko Peleshi


Copyright © Gazeta “Si”


Lajme të lidhura

Më Shumë