Politike

Spiropali: Elda Hoti hodhi benzinë ndaj kolegëve të PS. SPAK duhet të merret me ju! Deputetja e PD: Ishte aromatizues. Hoxha: Kallëzim penal (foto)

Nga Gazeta ‘Si’ - Pas tensioneve të shumta dhe akuzave për hedhje benzine në Kuvend, seanca plenare ka përfunduar pas dy orësh. Në fund të seancës mbetën vetëm deputetët e Partisë Socialiste.

Nga jashtë Kuvendit, pasi u përjashtua nga seanca pas se sprucoi benzinë në Parlament, deputetja e PD, Elda Hoti deklaroi se materiali i lëngshëm ishte aromatizues.

"Ajo që hodhëm në Parlament nuk rrezikonte deputetët, ishte një aromatizues. Le ta verifikojë Prokuroria dhe SPAK, bëri kërcënim ndaj meje. Nuk trembem nga SPAK", deklaroi Hoti.

Ndërkohë sipas kryeparlamentares, Elisa Spiropali lënda e lëngshme ishte benzinë.

"Herën e kaluar keni ardhur me bezinë në çantë. Është vepër penale, dilni jashtë. Mos provokoni, akte dhune të papranueshme. Keni rrezikuar jetën e deputetëve. Zoti Doda po rrezikoni jetën e deputetëve. Jeni e përjashtuar. Me ju do merret prokuroria dhe SPAK", tha ajo.

Ndërkohë Ministri i Brendshëm Ervin Hoxha ka paralajmëruar padi ndaj deputetëve të opozitës, pas dyshimeve se në Kuvend u hodh lëndë djegëse benzinë.

Hoxha tha se bëhet fjalë për zjarrvënie të qëllimshme, ndërsa për Gardën tha se po bën punën e saj.

"Këtu nuk bëhet fjala për deputetë e përjashtuar. Garda po kryen detyrën. Një pjesë e juaja e cila nuk po i përmbahet rregullave dhe regjimit të kontrollit të brendshëm, bëhet fjalë për zjarrëvnie të qëllimshme. Të gjitha provat do të merren, Do të bëjmë kallëzim penal”


Copyright © Gazeta “Si”


Lajme të lidhura

Më Shumë