Më shumë se dy vite nga goli i fundit nga goditje standarte, James Ward-Prowse është ende 1 larg barazimit të rekordit në Premier League dhe duket se është ndër të fundit në llojin e tij. Goditjet standarte kanë prodhuar disa gola ikonë që mbetën në memorien e tifozëve të futbollit. Kjo pasi gola të tillë gërshetojnë aftësinë teknike dhe fuqinë ekstreme në goditje. Jo vetëm që topi duhet të kalojë murin e lojtarëve, por duhet të ketë shpejtësinë dhe saktësinë për të mposhtur edhe portierin. Disa lojtarë duket se kanë prekjen e Zotit për situata të tilla dhe për shumë tifozë, David Beckham mban skeptrin për goditjet standarte në futbollin modern.

Por ka të tjerë emra që nuk mund të harrohen. Shunsuke Nakamura dhe Juninho Pernambucano kanë një reputacion të lartë për golat nga goditjet standarte; Lionel Messi e shndërroi këtë aftësi pjesë të repertorit të tij; edhe Cristiano Ronaldo ka shënuar shumë të tillë pavarësisht se shpesh gjente edhe murin si një lojtar në “squash”. Duket si një art në zhdukje dhe mund të shkaktojë befasi fakti se në 18 vitet e fundit Cristiano Ronaldo (492) dhe Lionel Messi (456) kryesojnë për ekzekutimet e goditjeve standarte me një diferencë të dukeshme nga ndjekësit.

Zlatan Ibrahimovic (235) dhe Andrea Pirlo (227) janë të vetmit që kanë thyer barrierën e 200 gjuajtjeve të tilla. Ndaj nuk është çudi kur sheh se Messi (41) dhe Ronaldo (31) janë shënuesit më të mirë nga goditjet standarte. Nga 403 lojtarët e tjerë që u analizuan, përqindja më e lartë e konvertimit në gol i përket Dusan Vlahovic. Ai ka ekzekutuar 30 goditje standarte në Serie A dhe ka shënuar 5 gola ose 16.7%. Ish mesfushori Brazilian Diego, që luajti për Werder Bremen, Juventus, Wolfsburg dhe Atlético Madrid ekzekutoi 84 goditje standarte dhe shënoi 13 prej tyre. E thënë ndryshe 15.5% ose 1 gol për çdo 6 tentativa.

Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.