Futboll

‘Speciali’ u kthye në shtëpi (Galeri)

Nga Gazeta Si – Kush është ai trainer që i thotë jo Benfica-s? Kjo ishte motoja e prezantimit të Jose “Special One” Mourinho si traineri i ri i “Shqiponjave” të Lisbonës.

27 Gusht 2025, Benfica eleminoi Fenerbahce nga Playoff-i i UEFA Champions League.

Për rrjedhojë Jose Mourinho u shkarkua nga skuadra turke që në këmbim të ndërprerjes së parakohshme të kontratës e dëmshpërbleu me 9 milionë euro.

Jose Mourinho dhe Rui Costa

3 java më pas Benfica i ofron stolin (pas shkarkimit Bruno Lage për shkak të humbjes 2-3 ndaj Qarabag) dhe Jose nuk ngurron.

Rrëmben ofertën dhe kthehet në shtëpi. Atje ku nisi karrierën e tij si trainer në sezonin 2000-2001.

Trashëgimia e futbollit, saktësisht punoi nga 20 Shtatori deri në 5 Dhjetor të atij viti.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë