Një ftesë, apo më mirë një thirrje e vërtetë publike nga ana e Federatës Spanjolle të Futbollit: “Spanjollë që jetoni në Angli, kemi nevojë për ju!”. E shkruar me karaktere kubike dhe e shoqëruar edhe me dy fraza të tjera motivuese: “Duam t’ju dëgjojmë të marten!” dhe “Në pamundësi për të udhëtuar nga Spanja, erdhi momenti juaj!”
Mund të krijojë idenë e një iniciative pak “provinciale”, po të kemi parasysh se po flasim për gjysmëfinalen e Europianit, por kontesti është i veçantë dhe çdo mbështetje është e mirë për ta nxehur ambientin.
Dihet tashmë që Londra dhe Anglia në këto kohë janë ndër vendet më pak të “manexhueshme” të Europës për shkak të variantit Delta të Covid-it. Pritet që kryeministri Xhonson të bëjë të ditura masat e reja shtrënguese, sepse numri i të infektuarve është i lartë, edhe pse nuk shtohen ata që humbin jetën edhe ata që shtrohen në spital.
Londra mbetet një zonë “off limits” për tifozët që nuk janë rezidentë në Angli, kjo vlen për italianët dhe për spanjollët. Dhe të mendosh që në 3 ndeshjet e fundit të turneut, gjysmëfinale dhe finale, “Ëembley” do të mbushet deri në 60 mijë spektatorë.
Çmimet zyrtare të Itali-Spanjë janë ndarë në tri kategori: më shumë se 600 euro më e larta dhe 200 më ekonomikja. UEFA ka caktuar një kuotë prej 6500 biletash për fansat italianë që janë rezidentë në Mbretërinë e Bashkuar dhe Irlandë. Për të hyrë në stadium duhet treguar prova e vaksinimit të dyfishtë nëpërmjet aplikacionit të shërbimit shëndetësor, ose duhet bërë një test i shpejt, përgjigja e të cilit del për 45 minuta. Ka qendra në Londër, ku ky test bëhet gratis.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.