Nga Gazeta Si- Kushdo që ka ndjekur Spanjën në Euro 2024, do të jetë impresionuar nga Lamine Yamal dhe nuk mund t’i shpëtojë faktit që ai është vetëm 16 vjeç dhe kjo mund të bëjë që Spanja të thyejë ligjin gjerman.
Sipas ligjit gjerman, të rinjtë nën 18 vjeç në Gjermani, qofshin të huaj apo gjermanë, nuk lejohen të punojnë pas orës 20:00, për t’i mbrojtur ata në vendin e punës. Megjithatë, media gjermane BILD vë në dukje se ka përjashtime që futbollistët të luajnë deri në orën 23:00 por përfshihen edhe aktivitet pas ndeshjes, siç janë prononcimet për mediat, apo çështje të tjera.
Pra, në rast se Spanja vendos që Yamal të luajë si titullar, thyen ligjin gjerman dhe prandaj Bild ka shkruar se Yamal mund të mungojë në ndeshjen me Shqipërinë.
Ky rast prek vetëm kombëtaren spanjolle, pasi kombëtaret e tjera nuk kanë asnjë futbollist nën moshën 18 vjeç.
Sidoqoftë, gjoba që ligji gjerman parashikon për një shkelje të tillë është vetëm 30 mijë euro.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.