Euro2024

Spanja përmbys Gjeorgjinë me ‘poker’ golash, por në çerekfinale e pret Gjermania

Gazeta Si - Edhe pse me pak vështirësi, Spanja ka triumfuar ndaj Gjeorgjisë në Këln teksa fitoi me shifrat 4-1, ku në çerekfinale të Europianit do të presë Gjermaninë në 5 korrik.

"La Roja" e nisi vrullshëm ndeshjen, por në një kundërsulm në minutën e 18-të, autogoli i Le Normand i dha shpresë gjeorgjianëve.

Nga ky moment, Spanja nisi të shfaqej edhe më agresive dhe ia doli të barazonte pa u mbyllur pjesa e parë me anë të Rodrit, që gjeti cepin e portës së Mamardashvilit me një goditje të bukur.

Në pjesën e dytë, nuk kishte shumë diskutime, pasi skuadra e De La Fuentes dominoi totalisht duke shënuar edhe tre gola të tjerë.

Goli i përmbysjes u shënua nga Fabian Ruiz, ndërsa për ta bërë edhe më të bukur festën e spanjollëve mendoi Nico Williams dhe Dani Olmo.

Përfundimisht 4-1 për Spanjën me këta të fundit që sigurojnë vendin për në çerekfinale, aty ku më datë 5 korrik do të përballen me Gjermaninë.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë