Futboll

Spanja mbijeton dhe pas 9 golave shkon në Finale

Spanja triumfon mes thriller-it në Shtutgard. “La Roja” mbërrin Portugalinë në Finalen e të dielës. Yamal shënoi dy gola në pjesën e dytë. Për neutralët kjo ishte një shfaqje e futbollit të pastër. Argëtim pa fund. Thriller, magjik, ambicioz, atmosferë në një tjetër Klasike të “Nations League”. Spanja, për të qënë korrektë, gaboi shumë dhe nuk ishte në mbrëmjen e saj më të mirë. Por sërish shënoi 5 gola. Por ka pësuar 10 në 4 ndeshjet e fundit. Sërish i dorëzohet një ylli… Yamal! Futbollist i jashtëzakonshëm. Të gjithë janë të paralajmëruar.

Një natë rokamboleske për Francën, e cila mund të ankohet për mungesën e fatit gjatë një mbrëmje ku nuk i mungoi kontrolli i topit. Mungesë përqëndrimi dhe vonesë në marrjen e vendimeve të rëndësishme në mbrojtje, i kushtoi shumë “Les Bleus”. Të dielën në Finalen e vogël ndaj Gjermanisë do të kenë një mundësi tjetër për përmirësim. Autori i dy golave, Yamal u shpall Lojtari i Ndeshjes me motivacionin – “Ai jo vetëm shënoi dy gola por ishte një kërcënim konstant në sulmin spanjoll. Për moshën e tij zotëron një pjekuri të pabesueshme.”

⏱️ Spanjë 1-0 Francë (22′)
⏱️ Spanjë 2-0 Francë (25′)
⏱️ Spanjë 3-0 Francë (54′)
⏱️ Spanjë 4-0 Francë (55′)
⏱️ Spanjë 4-1 Francë (59′)
⏱️ Spanjë 5-1 Francë (67′)
⏱️ Spanjë 5-2 Francë (79′)
⏱️ Spanjë 5-3 Francë (84′)
⏱️ Spanjë 5-4 Francë (90’+3)


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë