Nga Gazeta 'Si' - Arritën të çonin deri në fund misionin e tyre.
Ashtu si, në gjashtë sifdat e deri tanishme, në Kampionati Europian të futbollit, “Furitë e Kuqe” kanë arritur të fitojnë edhe sfidën e fundit, për t’u kurorëzuar kështu kampionë të Europës, teksa në finalen e madhe, të Euro 2024 mposhtën Anglinë, me rezultatin e ngushtë, 2 me 1.
Ndeshja filloi me ritëm të qetë, me dy kombëtaret që studionin nga afër lojën e njëra-tjetrës.
Por, Spanja filloi të dominonte – duke shfaqur më shumë nga loja, ndërsa anglezët prisnin nga kundërsulmet.
Anglia luante shumë e ngjeshur në mbrojtje dhe kishte vështirësi që të dilte përpara.
Në anë tjetër Spanja duk ia doli ta thyente mbrojtjen e Tre Luanëve, ndërsa këta të fundit regjistruan rastin e parë serioz në minutën e 45+1-të.
Të gjithë golat e sfidës erdhën në pjesën e dytë, ku fillimisht ishte “ylli” i sulmit, Nico Williams shfrytëzon më së miri një pasim të Yamal, duke dërguar topin në rrjetën e Pickford, në minutën e 47’-të.
Avantazhi zgjati për plot 26 minuta, deri sa në të 73’-të, “fantazisti” i Chelsea, Cole Palmer merr një pasim të shkurtër nga Bellingham dhe me një goditje potente, tokazi, nga një distancë e konsiderueshme tund rrjetën e Unai Simon, për të vendosur barazpeshën.
Mirëpo, nuk mbaron asgjë me kaq.
Në minutën e 85’-të, Mikel Oyarzabal do të kapte në mënyrën më të bukur të mundshme, një krosim, të Marc Cucurella dhe me një goditje të bukur me kokë dërgon topin në rrjetën e Pickford, për të nisur festën e skuadrës dhe tifozëve të tij.
Falë kësaj fitoreje, Spanja arrin të shpallet për herë të katërt kampione e Europës, duke parakaluar Gjermaninë, si skuadra më e dalluar, ndërsa Anglia mbetet në vend numëro, duke humbur një tjetër shans.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.